Çështja e energjisë elektrike e sidomos pas deklarimit të fundit nga Ministria e Ekonomisë për rritje të çmimeve të energjisë elektrike, ka ngjallur shumë reagime gjatë ditës se sotme, përcjell InLajmi.
Pas shumë konkluzioneve se serbet e veriut nuk paguajnë energji elektrike, shumë fytyra publike e kanë lidhur problemin e energjetik me veriun.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe analisti, Imer Mushkolaj, ku ai ka propozuar qytetarëve të vendit të zhvendosen me banim në veri, e krejt kjo me të vetmen arsyeje që mos të kenë probleme me energjinë elektrike e që sipas tij veriut i paguan shteti rrymën.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Ma mirë na bjen me shku krejtve me jetu n’veri. Bile na pagun shteti rrymën. /InLajmi/