Ambasadori i SHBA-ve, në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka qëndruar në bazën e KFOR-it në Prishtinë, ku u prit nga komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, përcjell InLajmi.
Hovenier ka thënë se në takimin e sotëm, komandanti Kajari edhe njëherë e rikonfirmoi mbështetjen e tij të vazhdueshme të SHBA-së për KFOR-in, ndërsa ka theksuar se kontributi i trupave amerikanë në Bondsteel, është njëri nga më të mëdhenjtë mes aleatëve.
Gjithashtu ai ka thënë se kjo është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj rolit të domosdoshëm të KFOR-it për të siguruar stabilitetin rajonal./InLajmi/