Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të 40 vjetorit të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, ka organizuar Akademi Përkujtimore për të nderuar veprën e tyre, përcjell InLajmi.
Vrasja e 3 heronjve siç thotë Kurti është tragjedi nga ato me të rëndat e cila ka ndodhur pas Luftës së 2-të Botërore.
“Vrasja e 3 heronjve të popullit Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, ishte vrasja shumë e rëndë e ndodhur në truallin e Evropës pas Luftës së 2-të Botërore, atentat politik i organizuar nga shteti jugosllav jashtë territorit të tij, mu në gji të ndërgjegjes evropiane. Këta 3 heronjtë përbënin shtyllën kurrizore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të organizuar jashtë Republikës së Shqipërisë. Shfaqej haptas para kësaj ndërgjegje se shteti jugosllav udhëhiqej kryesisht nga UDB-ja serbe.”, ishin fjalët e kryeministrit Kurti.
Ai ka thënë se organizimi i atentatit kundër të ndjerëve që është bërë nga shteti jugosllav ka qenë me të vetmen arsyeje, se të 3 ishin shtylla kryesore e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të organizuar jashtë Republikës së Shqipërisë.
Kurti ka thënë së në këtë 17 janar janë plotë 40 vite prej kur janë ndarë nga jeta Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, po që ata janë dhe do të mbetën shtetndërtuesit e këtij vendi.
“Çlirimtarët janë shtetndërtues dhe shtetndërtuesit në çdo epokë janë çlirimtarë. Sepse lufta për liri është mësimi dhe punimi më i shpejtë i shtetndërtimit. Në çerek shekulli të luftës së Gjon Kastriot Skënderbeut ne kemi shënimet e para të shtetndërtimit. Na duhet t’i popullarizojmë kronikat e mundshme. Sot është 17 janar, na ndajnë më shumë se 5 shekuj prej Skënderbeut. Na ndajnë 4 dekada prej vdekjes së 3 shokëve, aq sa jetuan edhe ata. Shtetndërtuesit janë gjithnjë aty.”, ka thënë Kurti. /InLajmi/