Në rrugën Ferizaj-Prishtinë, këtë të hënë rreth orës 08:30 ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor, përcjell InLajmi.
Për Gazetën InLajmi këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, rajoni i Prishtinës, Flora Ahmeti.
Nga ky aksident që ka ndodhur sot, lëndime ka pësuar këmbësori, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësorë, derisa me këtë rast po merret njësiti i trafikut. /InLajmi/