Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mëngjesin e sotëm ka marrë funksionin dhe kabinetin e kryeministrit të deritanishëm Zoran Zaev.
Pranim-dorëzimi i postit të kryeministrit është bërë në Qeveri
Në agjendën e sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski është takimi me ministren gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, ndërsa nesër do të takohet me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, përcjell Telegrafi
Qeveria e re e udhëhequr nga Kovaçevski është zgjedhur mbrëmë në Kuvend me 62 vota pro, 46 kundër dhe pa abstenim.