Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një femër nga Deçani pas lëndimeve që ka marrë një një aksident trafiku një javë më parë e cila po trajtohej në QKUK, përcjell InLajmi.
Trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për të bërë ceremoninë e varrimit.

“Me datë 15.01.2022 rreth orës 03:50 viktima femër kosovare e cila ka qenë në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./InLajmi/




















