Analisti Rron Gjinovci ka thënë se referendumi i Serbsië është jokushtetues, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se për faktin se ky referendum nuk është quar në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë, tregon se sa i përmbledhur është shteti atje.
Tutje Gjinovci ka thënë se Serbia nuk ka fuqi mbi Kosovën si dikur, e ky referendum Serbinë e bën horë si shtet.
Postimi i plotë i tij:
Opozita në Kosovë në fillim e mbështeti Qeverinë e Kosovës duke shpresu që Qeveria ka me u tërhek e me u bo horë. Kur e panë që s’e ka njet me u tërheq, ia nisën me lloj lloj absurditete. Do nuk po shkojna në seancë, do s’ka nevojë Kuvendi mu marrë me këso çështje (me ruajtjen e sovranitetit), do je ka fiton poena politik po i thonë Kryeministrit.
Sot po mbahet referendumi jokushtetues i Serbisë. Jokushtetues sepse në Kushtetutën e Serbisë, Kosova dhe populli i saj janë pjesë e Serbisë, e referendumi nuk po mbahet për një pjesë të territorit dhe popullit të pretendum të saj. Kjo me automatizëm e bën jokushtetues këtë referendum. Fakti që referendumi nuk çohet në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë, kallxon sa i kapun është shteti atje e qysh as opozitë nuk ka. Në rrafshin ndërkombëtar dëshmohet edhe njëherë qysh Serbia nuk ka ma fuqi mbi Kosovën si dikur. Ky referendum e ban Serbinë horë në disa dimensione, krejt për shkak të Kosovës./InLajmi/