Tenisti Novak Gjokoviq, e ka humbur betejën me Australinë.
Gjykata e la në fuqi vendimin e qeverisë për ta anuluar vizën e tenistit.
Ekzekutivi australian argumentoi se Gjokoviq përbënte rrezik pë shëndetin publik, shkruan BBC.
Tenisti serb nuk do të mund të luajë në “Australian Open” pasi ndeshja e parë luhet të hënën, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë seancës gjyqësore të së dielës përpara një paneli prej 3 gjyqtarësh, mbrojtja e Gjokoviq argumentoi pa sukses se arsyet e dhëna nga qeveria ishin “të pavlefshme dhe të palogjikshme”.