Mëngjesin e sotëm, në orën 7-të janë hapur vendvotimet për votim në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin
Sipas mediave serbe, qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre në pak më shumë se 8000 qendra votimi, të cilat mbyllen në orën 20:00 raporton media serbe Tanjug.
Mbrëmë vonë, Komisioni i Zgjedhjeve atje ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës, transmeton Gazeta Express.
Për këtë çështje Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë kundër mbajtjes së këtij referendumi.