Lidhja Demokratike e Kosovës, sikurse edhe Partia Demokratike sot kanë reaguar ndaj çështjes së referendumit serb, derisa kanë thënë se e shohin të papranueshëm mbajtjen e çfarëdo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
E këtë veprim të 2 partive e ka quajtur me vend, analisti Xhevdet Pozhari.
“Sot mburrem me liderët e opozitës që mendojnë për fëmijët e mi si për familjet e tyre.
Boll u bo mo me kompromise ndaj Serbisë. Për interesin e shtetit, kurrë nuk mundeni me na përça”,ka deklaruar Pozhari.
Postimi i plotë i tij:
Sot mburrem me liderët e opozitës që mendojnë për fëmijët e mi si për familjet e tyre.
Boll u bo mo me kompromise ndaj Serbisë. Për interesin e shtetit, kurrë nuk mundeni me na përça./InLajmi/