Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshme mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se çfarëdo referendumi i një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës, është i papranueshëm.
Ai ka thënë se i mbështesin normat e Kuështetutës së Kosovës si dhe praktikat ndërkombëtare në këtë drejtm, plotësisht.
Postimi i plotë i tij:
Lidhja Demokratike e Kosovës e sheh të papranueshëm mbajtjen e çfardo referendumi të një shteti tjetër në territorin e Republikës së Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës dhe praktikat ndërkombëtare, janë të qarta në këtë drejtim. Prandaj ne presim dhe mbështesim respektimin e këtyre normave në plotni./InLajmi/