Partia opozitare, AAK, ka dalë kundër lejimit të mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.
“Në territorin e Republikës së Kosovës, nuk mund të organizohen kurrfarë referendumesh të shteteve të tjera, e as referendum i Serbisë, i cili pastër është përpjekje për ushtrimin e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën. Inkurajojmë dhe mbështesim të gjithë ata që e kundërshtojnë organizimin e këtij referendumi. Presim që zyrtarët e BE-së të jenë, së paku të paanshëm në raport me këtë çështje kaq të ndjeshme juridike e politike”, ka thënë për Klankosova.tv Lulëzim Blaka, zëdhënës i AAK-së.
Para pak minutash në zyrën e presidentes Vjosa Osmani ka nisur takimi me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë. Në këtë takim ku po flitet për këtë çështje po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili paraprakisht konfirmoi refuzimin ndaj kërkesës së tyre.