Ish drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, është duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë në procesin gjyqësor të ish krerëve të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, raporton InLajmi.
Qalaj ritheksoi ndër të tjera se Policisë së Kosovës nuk i është kërkuar që të merret me trajtimin e këtij rasti, e që normalisht nuk mund ta procedojnë pa pasur kërkesë nga Haga. /InLajmi/