Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, këtë të premte është u marrë në pyetje, sikurse 2 ditët e tjera lidhur me publikimin e materialit nga zyrat e kësaj organizate në shtator të vitit 2020, raporton InLajmi.
“Jo veç unë por gjithë shqiptarët që me të vërtet duan drejtësi ndjehen keq. Ende e kam bindjen se nuk jam duke u hetuar. Kur e kam parë materialin menjëherë mu ka kujtuar drejtësia komplet e Millosheviqit. Përpos që ka qenë arbitrare kam menduar që është e ndikuar politikisht. Ashtu e ndjeja prandaj kam reaguar. Krejt për çka kam bërë dhe po akuzohem, nëse e kam bërë, ka qenë vetëm transparenca dhe interesi publik dhe asgjë tjetër. Dhe të tregoja se si po ndjehemi na si veteran dhe opinioni”,tha ai.
Tutje Haradinaj theksoi se reagimi i tij kjo ka qenë veç për hir të transparencës dhe një anësisë që ka kjo prokurori.
Ndryshe, marrja në pyetje ka të bëjë pikërisht pasi që rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. /InLajmi/