Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është përgjigjur sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për zbatim të vendimit për Manastirin e Deçanit. Konjufca tha se çështja e Manastirit të Deçanit është “problematike”.
“Ajo problematike është fort”, tha Konjufca.
“Me Manastirin është problem shumë i madh qysh ka vendos Gjykata aty. Unë e di që vendimet e gjykatave janë të pakomentushme mirëpo unë mendoj që precedenti për Kosovën që mundet me prodhuar është i krahasueshëm me Zajednicën”, tha Konjufca.
“E kemi të qartë që vendimi gjyqësor është marrë. Është sipas një vendimi por i Millosheviqit është ai por Gjykata e Kosovës edhe me fajin tonë e ka marrë atë vendim”, tha ai në emisionin Pressing në T7.
“Edhe me fajin e Komunës se Komuna nuk ka shkuar me mbrojt çështjen. Komuna e Deçanit e ka një përgjegjësi po aq sa gjyqtarët që e kanë marrë atë vendim. Por unë me ju po du me nda edhe diçka tjetër. Nuk e përjashtoj që institucionet e rendit, sigurisë dhe të drejtësisë me ardh deri te një konstatim se ky është një rast edhe i korrupsionit prej gjyqtarëve”, theksoi Konjufca.