Është duke vazhduar seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë ku nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj është duke u marrë në pyetje, raporton InLajmi.
Haradinaj ka deklaruar se në Kosovë ka mbrojtës të mbrojtur, e të cilët kanë qenë jo në kohën kur është marrë ky material i ndjeshëm por 4 vite më herët.
“A e keni kuptuar se ata dëshmitarë janë në njëfarë mbrojtje. Kot harxhoni kohë se ka mbrojtës të mbrojtur. Këta kanë qenë moti, para 4 viteve, bile para marrjes së materialit të ndjeshëm. I njëjti person i ‘Infokusit’, pra investitori ka dalë kundër meje edhe në vitet e 81-ta kur kam qenë në protesta. Koicidencë, të njëjtit po më dalin edhe tash. Është dashur të më falënderoni e jo të më fajësoni për problemet që i ki nëse janë të tuat,,tha ai
Në Kosovë, tha ai kanë dalë përgjimet e hetuesve ende pa dalë në gjyq, pra në gazeta e kurrë s’janë gjykuar.
“Me pas ndodhë në Kosovë me marrë gjykata e Kosovës, një gazetarë ishin marrë organizatat e tyre e ‘gazetarë e gazetaruca ishin tmerruar”, tha ai.
Më tej, Haradinaj pas insistimit të Prokurorit me këto fjalë, gjegjësisht të publikimit të materialit të ndjeshëm, i është drejtuar me këto fjalë.
“Po më shtynë me të thënë kështu Prokuror, e kam thënë që sa here. Mos e luaj rolin e budallës, ose kërkoj me e ndërru përkthyesin. S’kam pas nevojë mi redaktu e as mi publiku ato dokumente. Qëllimi jem ka qenë me dëshmu çka më ka ardhë”,tha më tej ./InLajmi/