Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, po e vazhdon edhe sot seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, raporton InLajmi.

Haradinaj i pyetur se a e ka ditur se nuk duhet të publikohen këto dokumente, pra materialin e ndjeshëm që është thënë nga ZPS se nuk duhet të publikohen, ai shtoi se personalisht nuk e ka ditur.
“Shpresoj se nuk e ka ditur as shoqata se këto dokumente nuk duhet shpërndarë”,tha ai .
E në një audio incizim të lëshuar nga Gjykata si provë, Haradinaj dëgjohet kur e dha këtë deklaratë.
“Ne jemi me demaskuar, do t’ju tregojmë çdo dokument. Për neve kjo gjykatë është e papranueshme, raciste. Vetëm shumëzimi nuk ban të ketë na kanë thënë. Na u është kërkuar mos të shumëzohet. Unë kam dhënë qindra intervista, sepse jemi thirrur në shumë intervista. Ju keni bë çdo ditë aktuale këtë çështje”,tha Haradinaj.
I pyetur përsëri se a e ka ditur Haradinaj që ZPS-ja ka kërkuar që s’duhet të publikohet ky material
“Na është kërkuar mos me shumëzu. Personi numër 1 ka thënë mund të jenë të ndijshme, por se ka pranuar as me gojë që janë të tyre. Mos i shumoni, nuk bën t’i shumëzoj, nuk bën t’i reklamojmë. Në rregull si kemi bë asnjërën nga to”,tha Haradinaj./InLajmi/





















