Marcelo është shumë afër të arrij rekordin historik me Real Madridin. Mbrojtësi brazilian nëse e fiton Superkupën me Real Madridin, do të hyjë në historinë e Real Madridit si futbollisti me më shumë tituj.
Ai do të linte pas një legjendë si Sergio Ramos.
Nëse Real Madridi fiton Superkupën në Riad, Marcelo do të arrinte trofeun e 23-të me “mbretërit”. Pas 5 muajsh do të përfundojë kontrata e tij me klubin madrilen, në të cilin arriti para 15 vitesh.
Ylli brazilian ka vetëm edhe 6 muaj kontratë me Realin dhe është në udhëkryqin e karrierës, të largohet apo të vazhdoje me 13 herë kampionët e Evropës, përcjell IndeksOnline
Situata e Marcelos te Reali nuk është aspak e mirë ngase po përballet me lëndime të përsëritshme dhe ka humbur që një kohë vendin e titullarit.