Në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, këtë të martë, Ekrem Lladrovci boton monografinë për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, raporton InLajmi.
Në botimin e kësaj monografie u tha se Fehmi Lladrovci dhe shokët e tij ishin të vendosur për çlirimin e kombit nga okupatori, dhe Bashkimin Kombëtarë.
Izet Abdyli, sekretar i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, tha se lidhja familjare e autorit me 2 heronjtë ka bërë që gjithçka e rrëfyer në libër të jetë shumë reale e aktuale.
Ndërsa Xhevat Syla, redaktor i librit kujtoi takimin me Ekrem Lladrovcin për botimin e këtij libri.
“Ato janë shkrime e të dhëna për një figurë të ndritur kombëtare. Si shumë kujt edhe mua nga të gjithë heronjtë Fehmi Lladrovci bashkë me Xhevën më kishin ngelur më kujtesë për heroizmin dhe përkushtimin”,tha ai
Tutje u tha se me sjelljet dhe veprat e tij, Lladrovci kishte pasur një vlerë të madhe . /InLajmi/