Në Gjykatën Speciale në Hagë, Nasim Haradinaj ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, është duke e vazhduar dëshminë e tij, raporton InLajmi.
“82 parlamentarë që e kanë çuar gishtin pa e ditur se çka po bëjnë, fajin e kanë deputetët e Kosovës që ta kanë mundësuar ty zotëri prokuror t’i uzurposh kompetencat edhe të Gjykatës Kushtetuese, edhe të Avokatit të Popullit edhe të drejtësisë. Nuk pyetet askush më në Kosovë”,deklaroi Haradinaj.
Ndryshe, edhe pas shumë tentimeve nga Prokuroria, Haradinaj tha se nuk i komenton deklarimet e dëshmitarëve të tjerë që kanë dëshmuar para trupit gjykues./InLajmi/