Në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-nënkryetarit të OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ku po flitet për deklaratën e dhënë që mos të vazhdohet puna e kësaj Gjykate me rehabilitimin e serbëve që kanë kryer lufte, përcjell InLajmi.
“Kam kërkuar që të ndërrohet ky orientim i Gjykatës, prokurorit. Është nder për një prokuror ta zbulojë një krim e ta dëshmojë. Kemi kërkuar që të hiqet termi ‘të të gjitha krimeve pa marrë parasysh kush i ka kryer në Kosovë. Nëse kjo nuk bëhet me procedantin që i ka krijuar kjo Prokurori, nëse nuk kishim reaguar, ishim dukur shumë injorantë”,ka deklaruar Haradinaj
Tutje, ka thënë me këtë mënyrë që është duke punuar kjo Prokurori, po rehabilitohen kriminelët e luftës.
“Jo bllokadë, por kemi kërkuar që të mos vazhdohet më këtë rrugë. M’i rehabilitu kriminelët, e sidomos serbët, të cilët janë të dëshmuar, kanë kryer ekzekutimet dhe kanë dhanë urdhër mi kry. Nuk dua me përjetu në shtetin tim të pavarur një sistem, gjykatë që është më e rreptë se e Serbisë, në raport me kohën që jetojmë, pra sot 40 vite më vonë”,tha ai.
E derisa i është lëshuar një deklaratë e Haradinajt e thënë më parë, ai i është kundërpërgjigjur prokurorëve.
“Mos spekuloni. Unë nuk ju thashë dëshmitarëve, u jam drejtuar juve si Prokurori. Mos spekuloni me mendimin tim. Mos spekulo, dëshmo mirë e përkthene mirë. Ju e keni shkatërruar vetveten me fajin e juaj. Në këtë prokurori ka analfabetë”, thaai./InLajmi/