Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një zyrtari në një Ministri në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sipas tyre zyrtari është nga Ministria e Kulturës dhe i njëjti është zënë në flagrancë duke marrë pare ryshfet nga 2 biznese aplikuese dhe përfitues të subvencioneve.
Policia ka bërë të ditur se i arrestuari i ka marrë 5.850 euro ryshfet dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë. 11.01.2022-13:30.DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €, ryshfet nga 2 biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /InLajmi/