Një zjarr i fuqishëm përfshiu pjesë të një lagjeje të varfër në qytetin verior të Kilit Iquique, të hënën, duke shkatërruar rreth 100 shtëpi.
Zjarrfikësit u përballën me vështirësi të mëdha në furnizimin e kamionëve me ujë.
Zyra Kombëtare e Emergjencave në vend njoftoi se zjarrfikësit e patën shumë të vështirë të shuanin flakët, pasi në lagjen përkatëse ishte ndërprerë furnizimi me ujë.
Zjarri u shua me anë të kamionëve privatë të ujit, dhe derisa ata të mbërrinin, flakët vijuan të përhapen me shpejtësi.
Rrugicat e ngushta të lagjes penguan hyrjen e makinave të zjarrfikësve, ndaj zjarrfikësit shkuan në këmbë, me zorra të mëdha uji.
Autoritetet kanë raportuar se nuk ka persona të lënduar.
Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.
Monica González, një drejtuese e lagjes, akuzoi autoritetet duke thënë se u përpoqën të dëbonin banorët.
“Ata gjithmonë kanë dashur të na dëbojnë që këtu, por tani unë jam akoma më e vendosur të qëndroj,” tha González, përcjell Euronews.al.
Bashkia e qytetit njoftoi se po përgatit strehim emergjent për personat e mbetur të pastrehë për shkak të zjarrit.