Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka thënë se Arben Vitia nuk ka pranuar ndonjë ftesë zyrtare nga kryetari Përparim Rama për të qenë drejtor i Shëndetësisë në kryeqytet.
Vitia deklaroi se Rama tha se është i hapur që Arben Vitinë ta bëjë drejtor vetëm për spektakël mediatik.
Sveçla: Situata në rrugë papërgjegjësi e personave përgjegjës .
“Atë deklaratë Rama e ka bërë më tepër për show mediatik. LVV-ja e ka një adresë të saktë. Është subjekti më i madh në kryeqytet dhe subjekti më i madh në vend dhe me aq sa kam njohuri unë si shef i grupit të asamblistëve, në adresën tonë nuk ka arritur asnjë ofertë nga Rama”, deklaroi Sveçla.
Lidhur me atë se a do ta pranonte VV-ja, ftesën që Vitia të bëhet drejtor në rast se Rama ofron një gjë të tillë, Sveçla tha se një gjë e tillë do të vendosej në organet e VV-së, tha ai në emisionin “Frontal” në T7.
“Çështja e pranimit të ofertës do të diskutohej në organet e LVV-së, mirëpo parimisht ne e kemi lexuar rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit dhe kemi vlerësuar që qytetarët e Prishtinës kanë vendosur që LVV-ja kësaj radhe të jetë në opozitë”, ka thënë ai.