Glauk Konjuca, Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, raporton InLajmi.
Gjatë këtij takimi, mediat janë lejuar që të marrin vetëm pamje.
Ambasadori Hovernier të hënën dorëzoi letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani.
Pas takimit me Osmanin, Hoveiner bëri homazhi të varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ndërsa agjendën e takimeve e përfundoi me kryeministrin Albin Kurti.
Hovenier u emërua në këtë post nga presidenti Joe Biden në korrik 2021 dhe u konfirmua unanimisht nga Senati i ShBA-së më 18 nëntor. /InLajmi/




















