Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës, që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i respektojnë rregullat e vozitjes, përcjell InLajmi.
Ministria gjithashtu ka njoftuar se pas reshjeve të borës të ditës së djeshme, të gjitha rrugët janë të kalueshme mirëpo vetëm në disa segmente rrugore komunikacioni është zhvilluar me vështirësi.
Më tej, Ministria ka njoftuar se Operatorët Ekonomik, për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në aktivitetin e tyre të plotë gjatë tërë natës edhe mbrëmë andaj sot të gjitha rrugët janë të qarkullueshme.
Postimi i plotë i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës: