Eksperti i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj ka folur sa i përket temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë gjatë këtyre muajve.
Ai tha se muaji janar dhe shkurt janë më të ftohtit me temperaturat që do të shkojnë deri në -11 gradë celsius. Krejt kjo sipas tij, mund të konsiderohet si dimër i përballueshëm si botën bimore po ashtu edhe për qytetarët.
“Muaji janar është muaji më i ftoftë në bazë të dhënave meteorologjike që nga viti 1922 është evidentuar që temperaturat janë më të ulëta” Është me reshje bore me erëra të fuqishme prandaj jemi në stinën e dimrit”, tha ai.
“Edhe muaji janar dhe shkurt do të jetë në vlerat mesatare të lëkundjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike në shkallë të vendit njëkohësisht edhe rajonit”.
“Dimrit do të jetë i pranueshëm meqë edhe të ftohtit e ka efektin e vet si për botën bimore njëkohësisht edhe për njerëzimin”.
“Duhet të respektohen konditat klimatologjike të territorit të vendit tonë. Prandaj nuk ka nevojë për shqetësim që do të jetë shumë i ulët, thotë Tahirsylaj në një intervistë për Ekonomia Online.
“Temperatura më e ulët që do të shënohet do të jetë deri në -11 gradë celsius ndërsa maksimale deri në 3 gradë celsius dhe është normale në kushtet klimatike të vendit tonë”, tha Tahisylaj.