Aktivistja shqiptaro-amerikane , Evi Kokalari ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shumicën e votave i mori nëpërmjet Vjosa Osmanit, dhe se Richard Grenell nuk është një njeri i ultimatumeve por një njeri i diplomacisë dhe dialogut.
“Së pari Richard Grenell nuk është një njeri i ultimatumeve por një njeri i diplomacisë dhe dialogut, ai thjesht bëri të ditur se cili është pozicioni i tij”, tha Kokalari në Prime Time në Kanal10.
“E 2-ta që të për mendim ju thatë se Albin Kurit mori me mbi 50% të votave, t’ju them se ai ato i mori të gjitha falë Vjosa Osmanit. Më vjen mirë të shoh partitë që forcohen sidomos opozita që luan rol kyç në parlament, LDK-ja është duke u kthyer në pushtet dhe kjo me një bazë të fortë dhe e shoh në të ardhmen si fituese”, tha Kokalari.