Qendra Korrektuese për femra në Lipjan, ka bërë të ditur së 8 të dënuara kanë filluar trajnimin për ta mësuar punimin e stolive nga filigrani, përcjell InLajmi.
Trajnimi në fjalë thuhet së do të zgjas plotë 12-të muaj, ku synohet që në radhë të parë gratë në këtë qendër të zhvillohen në këtë aktivitet, dhe të kenë mundësinë ta marrin njohuri në këtë fushë.
Ndër tjera në njoftimin e Qendrës Korrektuese për femra në Lipjan thuhet së mësimi i një zanati mendohet që do arrihet të mbrohet trashëgimia kulturore.
Aktiviteti në fjalë është mundësuar nga organizata joqeveritare “Help Kosovo” dhe gratë po trajnohen në këtë fushë nga trajner të jashtëm.
Postimi i plotë i Qendrës Korrektuese:
Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, 8 të dënuara kanë filluar trajnimin për punimin e stolive të filigranit.
Ky trajnimi do të zgjasë 12-të muaj dhe po mbahet nga trajner të jashtëm, ndërsa po mbështetet nga organizata joqeveritare “Help Kosovo”.
Përmes kësaj mbështetje, grave të mbajtura në këtë Qendër do t’u mundësohet të zhvillojnë aktivitetet e tyre përmes aftësimit profesional edhe në kultivimin e zejes së filigranit.
Angazhimi i grave të dënuara në këtë zeje, përveçse do të ndikojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të komuniteteve në vend, do të rris aftësitë e tyre profesionale si dhe mundësitë për t’u punësuar pas lirimit. /InLajmi/