Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e hënë ka bërë emërimin e drejtorëve për mandatin e tij të qeverisjes lokale, ku nënkryetar të kësaj komunë ka emëruar Kujtim Gashi, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra për informim në komunën e Prizrenit më saktë zyrtarja për marrëdhënie më publikun Jona Hoxhaj përmes një komunikate për media.
Gashi thuhet të këtë përvojë politike mbi 20 vjeçare duke qenë asamblist për 3 mandate rreshtas, po ashtu kryesues kuvendi dhe 6 vite ka drejtuar Drejtorinë e Rinisë dhe Sportit.
” Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale. Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qendror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20 vjeçare. Po ashtu, Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asamblist për 3 mandate, kryesues për një mandat dhe ka 6 vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”,bëhet me dije në njoftimin nga zyra e informimit.
Ndryshe Kujtim Gashi ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. /InLajmi/