Oqeani është një superfuqi planetare, pasi është shtëpia e ekosistemeve spektakolare dhe kafshëve të egra të çmuara, oqeani mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës sonë, transmeton InLajmi.

Ai rregullon klimën tonë, prodhon gjysmën e oksigjenit që thithim dhe nxit ciklin e ujit që prodhon shi dhe ujë të ëmbël.

10 fakte interesante që ndoshta nuk i keni ditur për oqeanet:
- Pjesa më e thellë
Pjesa më e thellë e oqeanit është në kanalin Mariana, për të cilën thuhet se ka një thellësi rreth 36.000 metra, që shtrihet rreth disa qindra milje në jugperëndim të Guam.
- Ujëvarat nënujore
Katarakti i ngushticës së Danimarkës, ujëvara më e lartë nënujore e Tokës, gjendet në Oqeanin Atlantik, përmban 5 milion metra kub dhe bie në kaskada të pabesueshme prej 3.505 metra.
- Pikat ekstreme të Tokës
Vorbulla e Paqësorit të Jugut është një nga 5 rrymat e mëdha të oqeanit në planetin tonë dhe ndodhet, siç sugjeron emri, në Oqeanin Paqësor Jugor, dhe aty ndodhet Pika Nemo-poli oqeanik i pa arritshmërisë në pikën më të largët nga toka në vend.
Kjo hapësirë oqeanike është e ndryshme nga rrethina e saj dhe është e njohur edhe si një vend varrosjeje hapësinore.
Deri kohët e fundit, shkencëtarët nuk kanë pasur një pamje të qartë të jetës që jeton në këto ujëra misterioze, të cilat zënë 10% të sipërfaqes së Tokës.
Vorbulla e Paqësorit Jugor, për këtë arsye, është konsideruar gjithmonë një shkretëtirë për sa i përket biologjisë detare.
- Thesaret e fshehura
Në oqean fshihet shumë më tepër pasuri se sa ne mund të imagjinojmë, e cila nuk përfshin vetëm florën dhe faunën.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Oqeaneve dhe atmosferës, oqeanet përmbajnë rreth 20 milionë tonelata ari.
Është vlerësuar se nëse do të mblidhej i tërë ari nga oqeanet, çdo person në Tokë do të kishte 4 kilogramë metal të çmuar.
- Varreza e oqeanit
Ka “zona të vdekura” fjalë për fjalë që nuk mund të mbajnë asnjë jetë deti në oqeane dhe liqene të mëdhenj në të gjithë botën. Këto zona, shumica e të cilave ndodhin natyrisht, por disa janë tani të prodhuara nga njeriu, janë hipoksike (domethënë me oksigjen të ulët) dhe bëjnë që këto trupa të ujit të mos arrijnë të mbështesin jetën detare që jeton atje.
- Burimi i oksigjenit
Rreth 70% të oksigjenit që thithim në të vërtetë vjen nga bimët detare në oqeane.
- Ngjyra blu e detit
Deti shihet blu nga sytë tanë, sepse qielli sipër nesh reflekton në të. Në të vërtetë diskutimi meriton vëmendje. “Grupet” energjitike me ngjyrë komponente të rrezeve të diellit zhyten në mënyra të ndryshme gjatë depërtimit të tyre në ujë.
Rrezatimet e para që zhduken janë ato me energji më të vogël si, e kuqja, e verdha, pastaj jeshilja, vjollca, dhe në fund bluja. Kjo ndodh sepse drita blu është ajo e cila ka më shumë fuqi depërtuese, ndaj në thellësinë e oqeaneve është më dominantja, ndërsa deti rezulton i ngjyrosur blu në një mënyrë uniforme.
Efekti i humbjes progresive të ngjyrave është quajtur absorbim.
- Rosat plastike
Ju mund të keni menduar se rosat e plastike janë përdor vetëm për fëmijët në bazene, por në të vërtetë oqeanografët i kanë përdorur këto rosa plastike me pamje qesharake për të kuptuar më mirë rrymat e ujit.
- Oqeani Atlantik po rritet më shumë, ndërsa oqeani Paqësor po zvogëlohet.
Deri tani dihet se oqeani Atlantik po rritet më shumë, ndërsa oqeani Paqësor po zvogëlohet, shkruan
Trafalgar. - Vullkanet ujore
Shumë prej nesh e njohin Mount Stromboli në Itali ose masën më aktive vullkanike në botë Kilauea në Hawaii. Por rreth 80% e shpërthimeve vullkanike në të vërtetë ndodhin nën ujë. /InLajmi/




















