Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar disa persona në lidhje me rrahjen masive që ndodhi mbrëmë në Gjilan, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po ka pas një rrahje në mes disa personave në një lokal pas një mosmarveshje që kanë pas në mes vete, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt në gjykatë” , tha Hashani./InLajmi/