Ditë më parë në Llaushë është vrarë një grua nga burri i saj, ndërsa lidhur me këtë kanë reaguar krerë të institucioneve, OJQ, e qytetarë, përcjell InLajmi.
Ndërsa, dje në Skenderaj kanë protestuar nga OJQ “Gratë Intelektuale të Drenicës” , ku Policinë e kanë quajtur si “bashkëfajtorë” për vrasjen e gruas.
E lidhur me këtë të fundit kanë reaguar nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
Nga kjo sindikatë, me anë të një komunikate për medie, ka thënë se Policia është duke u fajësuar pa ndonjë arsye.
Të gjitha veprimet hetimore, sipas kësaj sindikate Policia, i kryen sipas urdhrave të prokurorit.
“Sindikata e Policisë së Kosovës këkon nga të gjitha institucionet Qeveritare dhe jo qeveritare që mos të fajësojnë Policinë pa arsye sepse po njollosemi dhe po dëmtohemi edhe si institution edhe individualisht vetëm e vetëm që jemi të parët që i përgjigjemi çdo rasti duke rrezikuar edhe jetën“,bëjnë me dije nga kjo Sindikatë.
Komunikata e plotë e Sindikatës së Policisë së Kosovës:
Lidhur me rastin e vrasjes së fundit në Skenderaj por edhe për disa raste të tjera Policia e Kosovës është duke u fajësuar pa arsye.
Policia i përgjigjet çdo thirrje që paraqitet nga qytetarët dhe çdo rast e trajton me përgjegjësi dhe profesinalizëm. Të gjitha veprimet hetimore, policia, i kryen sipas urdhërave të prokurorit, prandaj të gjithë ata që duan t’a fajësojnë Policinë fillimisht duhet t’i din kompetencat e Policisë, Prokurorisë dhe të Gjykatës.
Policia ka të drejtë t’a mbajë të ndaluar një person vetëm gjashtë orë, kurse për ndalim prej 48 orëve vendos Prokurori dhe për caktim paraburgimi vendos Gjyqëtari i procedurës paraprake, prandaj Policia është vetëm ekzekutuese e këtyre vendimeve.
Sindikata e Policisë së Kosovës këkon nga të gjitha institucionet Qeveritare dhe jo qeveritare që mos të fajësojnë Policinë pa arsye sepse po njollosemi dhe po dëmtohemi edhe si institution edhe individualisht vetëm e vetëm që jemi të parët që i përgjigjemi çdo rasti duke rrezikuar edhe jetën.
Policia e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të jetës, pasurisë,rendit dhe qetësisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kurse Sindikata e Policisë do t’i mbrojë të drejtat e të gjithë pjesëtarëve të Policisë./InLajmi/