Ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare, nëna e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur një familjar, Hylmi Veseli.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.
Kujtojmë se Kadri Veseli po mbahet në Hagë i cili po gjykohet për krime të luftës.
Ndërkaq ende nuk dihet nëse Veseli do të jetë pjesë e ceremonisë së varrimit të nënës së tij.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur familjarë e miq,
Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli.
Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.
Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!
Familja Veseli/InLajmi/