Një person në Viti është mashtruar në rrjete sociale, me pretendimin se do merrte një dhuratë në shtëpi dhe pastaj është rrëmbyer nga 2 persona, përcjell Inlajmi.
Sipas raportit të Policisë, 2 të dyshuarit kanë kërkuar një shumë prej 1000 eurosh nga shokët e viktimës, në këmbim të lirimit të tij.
Me vendim të prokurorit , 2 të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Viti 05.01.2022 – 22:35. Janë arrestuar 2 të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke mashtruar viktimën mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi. Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /InLajmi/