Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka reaguar prokurores kujdestare, pasi e njëjta kishte kërkuar që rasti i vrasjes së Lirije Qerimajt të kualifikohet si “Dhunë në Familje”, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka thënë se këto raste të ndjeshme po vazhdojnë të neglizhohen edhe pse ka kërkesa të vazhdueshme që të mos ketë tolerancë ndaj rasteve të dhunës në familje.
Ajo ka thënë se duhet të merren masa urgjente në lidhje me veprimin e prokurores kujdestare dhe mbrojtëses së viktimave.
‘’2 gra që është dashur të veprojnë për të mbrojtur jetën e tani të ndjerës dhe asnjëra nuk i ka kryer detyrat prandaj duhet të ndërmerren masa urgjentisht!’’, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
Sipas informatave zyrtare, prokurorja kujdestare ka kërkuar që rasti të kualifikohet si “Dhunë në Familje” por edhe përkundër kësaj kishte kërkuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt pra që dhunesi të mbetet i lirë!
Edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme që të mos ketë tolerancë ndaj rasteve të dhunës në familje pra që dhunuesit të shkojnë prapa grilave, sërish neglizhohen këto raste të ndjeshme.
Ndërsa mbrojtësja e viktimave paska kërkuar dërgim me email të lëndës në vend se të shkonte tek viktima sa ishte në polici.
2 gra që është dashur të veprojnë për të mbrojtur jetën e tani të ndjerës dhe asnjëra nuk i ka kryer detyrat prandaj duhet të ndërmerren masa urgjentisht!/InLajmi/