Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, ka njoftuar se me urgjencë ka ftuar në takim anëtarët e Gurpit Koordinues Ndër-Ministror kundër Dhunës në Familje, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se vrasja e Lirije Qerimajt na ka tronditur të gjithëve.
Tutje ajo ka thënë se është e domosdoshme që secili institucion në vendin tonë ta mbështesë me vepra qëndrimin kundër dhunës.
Shala u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të reflektojnë për këtë rast makabër, dhe se vajzave e grave tu sigurohet jeta.
Postimi i plotë i saj:
Vrasja e Lirije Qerimajt na ka tronditur të gjithëve. Akoma më shqetësuese, informatat e para që po japin indicje për dështim të zyrtarëve policor e mbrojtësve të viktimave për të garantuar të drejtën në jetë.
Me urgjencë kam ftuar në takim anëtarët e Grupit Koordinues Ndër-Ministror kundër Dhunës në Familje. Eshtë e domosdoshme që secili institucion vendor të mbështesi me vepra qëndrimin kundër dhunës dhe të sigurohet që kjo mendësi do të zbatohet nga secili zyrtar në institucionin e tyre.
U bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse kundër dhunës në familje e asaj në bazë gjinore të reflektojnë mbi këtë rast makabër dhe të sigurohen që vajzave e grave në vorbullën e dhunës, gjithmonë t’iu ofrojmë ndihmë e rrugëdalje dhe t’iu garantojmë kujdesin e duhur institucional./InLajmi/