Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që u vra nga burri i saj në Llaushë të Skenderajt, përcjell InLajmi.
Haxhiu ka thënë se për vrasjen e rëndë në Llaushë përgjegjës janë institucionet.
Ajo tha se përveç dënimit maksimal të vrasësit, duhet të merren edhe masa disiplinore, ndaj atyre që nuk e mbrojtën jetën e të ndjerës që u vra nga burri i saj.
‘’Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?’’, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë i saj:
Edhe sa gra duhet të vriten nga bashkëshortët, në mënyrë që të ketë veprime dhe reagime të menjëhershme në rastet e dhunës në familje?
Për vrajsen e rëndë në Llaushë të Skenderajt janë përgjegjës institucionet prandaj përveç dënimit maksinal për vrasësin, urgjentisht duhet të ndërmerren masa disiplinore e penale ndaj të gjithë atyre që nuk mbrojtën jetën e të ndjerës.
Nuk kanë vend në institucione këta njerëz!/InLajmi/