Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar për një grabitje në një pikë të një banke në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas zëdhënëses së Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha për Gazetën InLajmi se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe se sipas dyshimeve të para grabitja është kryer nga një person.
“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/