Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka komentuar në lidhje me situatën që ndodhi mbrëmë me tenistin serb, Novak Djokovic, që nuk u lejua të futet në Australi, përcjell InLajmi.
Morrison tha se askush s’është mbi rregullat, sidomos kur bëhet fjalë për kufijtë.
“Xhokoviqit i është anuluar viza. Rregullat janë rregulla, sidomos kur bëhet fjalë për kufijtë tanë. Askush nuk është mbi këto rregulla. Politikat tona të forta kufitare kanë qenë kritike që Australia të ketë një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë nga COVID, ne po vazhdojmë të jemi vigjilentë”, shkroi Morrison.
Australia ia ka anuluar vizën tenistit Novak Djokovic dhe synon ta dëbojë atë qysh nesër, ndërsa avokatët e tij pritet të apelojnë rreth këtij vendimi.
Ai s’u lejua të futet në Australi dhe të garojë në “Australia Open” pa qenë i vaksinuar.
Si rezultat i apelimit të avokatëve të tij që pritet të ndodhë së shpejti, ekziston edhe një mundësi e fundit që tenisti të bëhet pjesë e garës.
Gjithashtu Djokovic nuk është i vaksinuar kundër COVID-19, megjithatë kjo nuk është konfirmuar deri tash nga tenisti serb./InLajmi/