Përbërësit:
2 gota jogurt,
4 gota miell,
1 filxhan kafeje vaj,
1 pluhur paste,
keçap,
proshutë,
2-3 speca,
1 qepë e vogël,
disa kokrra ullinj,
kërpudha,
kaçkavall.
Përgatitja:
Nga jogurti, mielli i përzier me pluhur paste, kripa dhe vaji, përgatitet brumi i cili ngjeshët pak dhe menjëherë hollohet dhe rrafshohet në tepsi të lyer.
Brumi më parë lyhet me keçap, pastaj mbi hidhen përbërësit e tjerë sipas dëshirës dhe kaçkavalli në rende.
Piqet në furrë të nxehtë dhe shërbehet në çast.