Sabri Kiçmari, gjatë ditës së sotme ka arritur në Tokio të Japonisë, për të filluar punën e tij tanimë si ambasador i Kosovës në këtë shtet, përcjell InLajmi.
Arber Mehmeti, i cili është i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Tokio, ka pritur Kiçmarin dhe i ka uruar mirëseardhje në ambasadë.
Kujtojmë së Kiçmari më herët ka qenë ambasador i Kosovës në Austri dhe Australi, derisa ai ka mbajtur postin e drejtorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Postimi i plotë i tij:
Mirëseardhje dhe punë të mbarë Ambasador Prof.Ass.Dr. Sabri Kiçmari. /InLajmi/