Një vajzë 8 vjeçare ka vdekur pasi erërat e forta ngritën një kështjellë kërcyese në një panair spanjoll, duke lënë 8 fëmijë të tjerë të plagosur, transmeton InLajmi.
Vajza vdiq teksa luante kështjellën kërcyese në Mislata afër Valencias, kur ajo u ngrit disa metra në ajër para se të ulej mbi kokën e saj kur ajo u përplas në tokë.
Ajo vdiq 12 orë më vonë pasi u dërgua me urgjencë në spitalin La Fe në Valencia, ndërsa një tjetër vajzë 4-vjeçare gjithashtu u plagos rëndë dhe ndodhet në spital.
Lajmin për vdekjen e vajzës e ka bërë të ditur zëdhënësi i zjarrfikësve lokalë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje së bashku me policinë dhe mjekët.
7 të rinj të tjerë u plagosën dhe kërkuan trajtim spitalor, megjithëse plagët e tyre u përshkruan kryesisht si jo të rënda, shkruan MailOnline.
Tashmë policia ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse ngjarja lidhet me ndonjë pakujdesi. /InLajmi/