Komuna e Prishtinës në raundin e 3 ka arritur që të zgjedh kryesuesin e Kuvendit Komunal, raporton InLajmi.
Shumë informacione qarkulluan se PDK-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në Prishtinë.
Rreth kësaj i pari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë para mediave se ende nuk i kanë ndarë postet me PDK-në.
“Nuk i kemi ndarë postet me PDK-së, kjo varet krejt prej njerëzve që na ofrojnë. Një gjë e mirë është që programi jonë ka qenë shumë i detajizuar, kemi ngjashmëri shumë me partitë tjera në program dhe nuk do të kemi probleme. Pra është vetëm në gjetjen e njerëzve adekuat”, ka thënë ai.
Rama gjithashtu i ka bërë thirrje partive të tjera t’i bashkohen atij në bashkëqeverisje për zhvillimin e projekteve.
“Ne e kemi për detyrë ndaj tyre që ta bëjmë një për bashkim të kemi shumicën, që projektet e tona t’i zbatojmë në përpikëri, prandaj edhe duhet që të gjithë partitë që kanë interes të për bashkohen. Tash e zgjodhëm kryesuesin, tash jemi edhe në zgjedhjen e ekipit më të mirë. Kjo nuk do t’i ngadalësojë punët”, deklaroi Rama. /InLajmi/