Poetja dhe shkrimtarja shqiptare, Irma Kurti, vlerësohet me çmimin e dytë në edicionin e 16-të të konkursit të poezisë “Enrico Brianza për poezinë e saj “Briciole di gioia” (Grimca gëzimi) në Itali.
Konkursi u zhvillua në formë anonime për poezi të pabotuara në gjuhën italiane dhe në dialekt,
Irma Kurti ka botuar shumë vepra në shqip, italisht dhe anglisht, si dhe është autore e mjaft teksteve të këngëve të suksesshme.
“Ishte e emocionuar kur dola për të recituar vargjet, edhe pse ato i kushtoheshin babait që nuk jeton më. Përpara se t’i lexoja, u ndala paksa në krijimtarinë time nëpër vite. Ishte një surprizë për të pranishmit të mësonin se unë isha nga Shqipëria dhe kjo për mua përbën njëkohësisht një kënaqësi dhe sfidë”, tha Kurti, transmeton Kultplus.
Vlen të theksohet se Irma Kurti ka botuar tetëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, 12 në italisht dhe katër në gjuhën angleze. Ajo njihet edhe si autore e shumë teksteve të këngëve të suksesshme.