Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar në 19-të vjetorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, bashkë më djalin Enisin dhe kushëririn Hasanin, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë së kujtimi per ta nuk do zbehet pasi që secili nga ta në mënyrën e vet i ka shërbyer atdheut.
Sipas, saj kolonel Zemaj ishte njeriu që i doli zot vendit dhe në historinë e luftës çlirimtare ai do të kujtohet si target i betejës se Loxhës.
Ajo në fund ka theksuar se vrasja e tij mbetet peng zbulimi dhe do jetë nderimi më i rëndësishëm që mund t’i bëhet.
Postimi i plotë i saj:

19 vjet nga vrasja e Heroit të Kosovës, kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Kujtimi për ta nuk zbehet, sepse secili në mënyrën e vet, atdheut iu bë shërbëtor. Kolonel Zemaj ishte njeriu që i doli zot vendit dhe në historinë e luftës çlirimtare do të kujtohet si strateg i betejës së lavdishme të Loxhës. Mbetet peng zbulimi i vrasjes së tij, si më i rëndësishmi nderim që mund t’i bëhet! /InLajmi/