Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi-Fifi, e cila së fundmi ishte banore e Big Brother Vip në Shqipëri, ka shpërndarë një sekuencë të një video të saj, video kjo mjaft e bukur, përcjell InLajmi.
Derisa ishte në komunikacion ajo është takuar krejt rastësisht, pra ajo në veturë dhe fansja e saj po ashtu në veturë.
E në atë moment fansja ka qenë duke e dëgjuar këngën “Diell”. E këtë moment të bukur, Fifi e ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram.
E në video Fifi shihet duke i dërguar puthje fanses dhe duke e quajtur “dashuri”.
Kujtojmë së kënga “Diell” u shkrua nga Fifi gjatë kohës kur ajo ishte më qëndrim në shtëpinë e Big Brother Vip. /InLajmi/
