I pari i Komunës së Podujevës, Shpetim Bulliqi, ka marrë një vendim si pasoj e krizës energjetike, përcjell InLajmi.
Ai duke marrë parasysh gjendjen në të cilën gjendet vendi më energjinë, ai ka vendosur t’i ndal ndriçimin publik jashtë zonës urbanë të kësaj komunë.
Këtë vendim ai e ka marr për një kohë të pacaktuar siç thotë ai deri në përmirësim të gjendjes, dhe me qellim të kursimit të energjisë.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,

Duke qenë të vetëdijshëm për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës, kam marrë vendim që për një kohë të pacaktuar(deri në përmirësim të situatës)të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare.
Duke uruar e shpresuar të përmirësohet shpejt situata e energjisë elektrike në vendin tonë, ju lus për mirëkuptim! /InLajmi/