Izraeli është bërë shteti i parë në botë që ofron dozën e 4 të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë.
“Tani kemi një tjetër shtresë mbrojtëse”, ka thënë kryeministri izraelit, Naftali Bennet më 2 janar.
“Izraeli do të jetë edhe një herë në krye të përpjekjeve globale për vaksinim”.
Më 30 dhjetor 2021, Izraeli ka autorizuar dhënien e dozës së 4 të vaksinës për personat me sistemit të dobët imunitar.
Izraeli ka qenë vendi i parë që ka ofruar edhe dozën e 3 të vaksinës për popullsinë e përgjithshme, vendim që është ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende në Evropë.
Një numër shtetesh janë duke shqyrtuar mundësinë e ofrimit të dozës së 4për personat më të moshuar apo ata me imunitet të dobët, teksa shtohen të dhënat se efikasiteti i vaksinës bie pas një kohe.
Varianti Omicron i koronavirusit ka çuar në rekord të rasteve të infektimit në botë, ndonëse të dhënat e para tregojnë se ai shkakton simptoma të lehta dhe më pak vdekje, në krahasim me variantet tjera, përcjell Radio Evropa e Lirë.
Megjithatë, vaksina janë ende shumë efektive në parandalim të shtrimit në spital dhe vdekjeve nga ky virus.