• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 1 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Familjarët e të pagjeturve i bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar të bëjë presion mbi Serbinë

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
2 January 2022
në KRYESORE
0 0
0
Familjarët e të pagjeturve i bëjnë thirrje faktorit ndërkombëtar të bëjë presion mbi Serbinë
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova edhe më tej po sfidohet me mungesë të informacioneve për varreza masive. Serbia vazhdon të mbajë të politizuar çështjen e personave të pagjetur pa treguar se ku janë eshtrat e mbi 1.600 personave. Gjatë vitit që shkoi, familjarëve u janë dorëzuar për varrim eshtrat e vetëm 25 personave. Ata bëjnë thirrje që faktori ndërkombëtar të bëjë presion mbi Serbinë, e jo të luaj vetëm rolin e lehtësuesit të dialogut.

Vitin e kaluar është trajtuar me prioritet gërmimi i varrezave masive në Kizhevak të Serbisë, ndërkaq në Kosovë është punuar në 9 lokacione të ndryshme ku janë zhvarrosur vetëm 2 trupa. Në tetor të vitit të kaluar u rivarrosën 9 martirët e masakrës së Rezallës të ekzekutuar në prill të vitit 1999.

Tash e më shumë se 2 dekada nuk di gjë për fatin e djalit të tij edhe Bajram Çerkini. Udhëheqësi i shoqatës “Zëri i Prindërve”, shprehet i pakënaqur me punën e institucioneve në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Në Bruksel, siç thotë ai, nuk shkohet pa strategji dhe plan program se si të trajtohet kjo çështje.

“Qeveria e Kosovës e flet një fjalë që nuk na pëlqen, kur thotë adresa e personave të pagjetur është në Beograd. Jo ne familjarët, por edhe ai që e ka kryer klasën e 3 fillore e dinë se krimet i ka bërë Beogradi, Slobodan Millosheviqi dhe kriminelët. Dhe si shumicë, 1.620 persona janë në territorin e Serbisë. Pse po më thoni Beogradi i ka. Beogradi po, por t’i punët brenda nuk i ke kryer, punët, lokacionet brenda nuk i ke kryer”,tha Çerkini

Tutje ai tha se për krejt këtë duhet të ketë një plan program.

“I kam gjetur të grumbulluara’, i ke gjet po duhet t’i ‘zhgrumbullojnë’. Duhet me pas një plan-program, duhet të ketë një strategji. Nuk po mundemi të bëjmë strategji, por unë si shoqatë kam bërë strategji 3-vjeçare, edhe ju si shtet duhet të keni një strategji. Duhet t’i thoni prokurorisë kaq lokacione”,deklaroi Çerkini për KosovaPress.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit thotë se gjatë vitit të kaluar ka qenë prioritet procesi i gërmimeve në Kizhevak, ku në nëntor të vitit 2020 ishte konfirmuar ekzistimi i varrezës masive dhe mbetjeve mortore.

“Si rezultat i punës dhe gërmimeve të realizuara në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak gjatë vitit 2020 dhe në mënyrë të veçantë, në nëntor, dhjetor 2020, pas konfirmimit të ekzistimit të varrezës masive, por edhe gjatë pjesës së parë të vitit (2021), në mënyrë të veçantë gjatë muajit maj të vitit 2021, janë gjetur dhe zhvarrosur eshtra të 9 personave, viktimave të luftës. Nga të cilat kanë qenë 7 identifikime të reja dhe 2 raste ribashkimi. Këto raste ribashkimi i takojnë eshtrave që janë varrosur në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës gjatë vitit 2014”,thotë ai.

Për procesin e gërmimeve që janë realizuar që nga paslufta, tregon ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu. Ai flet për vështirësitë e gërmimeve në Kizhevak të Rashkës.

“Aty kemi pasur një ndryshim të madh të lokacionit, ka qenë një vend ku janë hedhur mbeturinat nga një minierë në afërsi, ku është një vend që zakonisht serbët i ka shfrytëzuar për të fshehur gjurmët e krimit. Sikurse Rudnica, Shtavali që pritet të hapet. Pra, thjesht në vitin e 6 duke falënderuar fotografive satelitore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila faktikisht po i mbulon imazhet satelitore, u gjet edhe vendi i saktë i atij lokacioni”, thotë Gërxhaliu.

Nga Kizhevaku janë gjetur 9 trupa të viktimave shqiptare. Krahas gërmimeve në këtë vend, janë gërmuar edhe disa lokacione të tjera.

“Gjatë vitit (2021) kanë të paktën 9 lokacione në të cilat kemi qenë të angazhuar. Po përdor fjalën të paktën 9 lokacione, për shkak se nënkupton jo vetëm disa ditë punë por edhe javë të tëra. Nga këto 9 lokacione vetëm 2 kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të 2 personave. Për shkak se disa prej rasteve vazhdojnë të janë në procedurë të identifikimit pas analizave të ADN-së. Numri më i madh i lokacioneve ka qenë negativë. Kjo edhe një herë konfirmon që gjatë këtij viti (2021) sfidë në procesin e ndriçimit të fatit të personave të pagjetur vazhdon të jetë mungesa e informacioneve të besueshme. Dhe mungesa e informacioneve të besueshme sigurisht që ndërlidhet me mungesën e bashkëpunimit jo të mjaftueshëm të palës serbe”,deklaron ai.

As këtë vit nuk hyri në listën e të gjeturve, djali i Bajram Çerkinit, i cili është i pakënaqur me numrin e varrezave masive të gërmuara deri më tani.

“Keni thënë 16 lokacione, sa lokacione i keni hapur. Ma përmendin mua Drenin, por Bajram Çerkini u kanë në Dren kur ka qenë zyra e Ademit gjallë, në Kalludër e në të gjitha varrezat masive që janë masive në Kosovë, por punë nuk ka, rezultate nuk ka. A dinë çfarë thonë ‘15 i kemi kthyer’. Po bre i keni kthyer në atë Kizhevak 9 veta. Edhe atë me imazhe satelitore, e jo me dëshirë të Velko Dalloviqit që ka treguar që këtu janë. Edhe pse e ka ditur, në fillim ka thënë janë 9 persona më shumë nuk ka. Ku janë more të tjerët, ata e dinë që kanë shkuar 2 kamionë, ne kemi thënë 420, ata kanë thënë 250. Merreni me mend thonë se janë të kënaqur, Kizhevak, Kizhevak. Mos more”,kritikon Çerkini ekzekutivin.

Edhe eksperti mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu thotë se duhet punë dhe kapacitete më të mëdha në procesin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve.

“Ka nevojë për një punë shumë më të madhe në terren dhe riaktivizimit të rasteve, sidomos nga viti 1999 deri në vitin 2003. Sepse në këtë periudhë i kemi diku mbi 6.000 raste, prej të cilave 4.019 ka punuar Tribunali i Hagës pa analiza të ADN-së dhe mbi 2.000 raste të cilat i kanë varrosur në mënyrë vetanake, pa analizë dhe pa autopsi. Procesit duhet t’i kthehemi retrograd. Është një punë e madhe dhe nevojitet edhe dijeni, eksperiencë, planifikim edhe një kosto që duhet të përgatitet se duhet të dalin shumë persona në terren”,shprehet Gërxhaliu.

Udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini, i bën thirrje ndërkombëtarëve që të bëjnë presion dhe të kushtëzojnë Serbinë të tregojë se ku janë eshtrat e mbi 1.600 personave të zhdukur.

“Ne duhet të bëjmë presion te ndërkombëtarët edhe atij në Bruksel t’i thuhet ‘zotëri ne nuk mundemi kështu më të bisedojmë, ne jemi për interesat e familjarëve për kthimin e tyre që me i gjet’. Është shekulli 21, është Kosova e vogël. I keni marrë, kemi fotografi që i keni marrë, kemi njerëz të gjallë që i njohin kriminelët. Unë për vete po flas, ne i njohim, e dimë kush i ka marrë. Unë e di kush ma ka marrë djalin, i kam dhënë emrat, mbiemrat. 8 persona, 2 vajza dhe 6 meshkuj i kanë marrë. Sa u bë hulumtimi i tyre me adresë timen më duhet të them haptas, një kriminel është gjetur në territorin e Novisadit është varrosur para një muaji. Pse more nuk punojnë këta”,përfundon Çerkini.

Komisioni për Personat e Pagjetur synon që këtë vit të nis punën në 5 vende ku ka urdhëresa dhe dyshohet për varreza masive në Kosovë, e po ashtu për 2 të tjera në Serbi.

Rreth 6.500 persona kanë qenë të zhdukur pas përfundimit të luftës. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70% e të zhdukurve. Megjithatë, ende nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e mbi 1.600 personave.

Tags: Arsim GërxhaliuBajram ÇerkiniPersonat e pagjetur
Postimi i mëparshëm

Arilena Ara shkëlqen me paraqitjen e saj

Postimi tjetër

Koronavirusi mund të qëndrojë shumë gjatë në trupin e njeriut, thotë një studim

Të ngjajshme Postime

Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta
KRYESORE

Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

31 December 2025
Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!
KRYESORE

Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

31 December 2025
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025
KRYESORE

‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

31 December 2025
Kurti thotë se paga e 13’të punëtorëve të administratës do t’u jepet me vendim të qeverisë së re në vitin e ardhshëm
KRYESORE

Kurti thotë se paga e 13’të punëtorëve të administratës do t’u jepet me vendim të qeverisë së re në vitin e ardhshëm

31 December 2025
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
KRYESORE

Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit

31 December 2025
Osmani viziton fëmijët në hemato-onkologji: Në prag të Vitit të Ri, ata na kujtuan se shpresa nuk shuhet kurrë
KRYESORE

Osmani viziton fëmijët në hemato-onkologji: Në prag të Vitit të Ri, ata na kujtuan se shpresa nuk shuhet kurrë

31 December 2025
Postimi tjetër
Koronavirusi mund të qëndrojë shumë gjatë në trupin e njeriut, thotë një studim

Koronavirusi mund të qëndrojë shumë gjatë në trupin e njeriut, thotë një studim

Lajmet e fundit

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

Viti i Ri n’terr pa ndriçim, kryetari i Dragashit kërkon shpjegim

31 December 2025
Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë

Rama bën urimin e Vitit të Ri: Shqipërinë afër BE, nuk e solli koha, por përkushtimi ynë

31 December 2025
Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

Albin Kurti “siguron” që Viti i Ri do të jetë i sigurt dhe i begatë: Gëzuar 2026’ta

31 December 2025
Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

Haziri: Sot është koha e fundit për reflektim të thellë – Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi!

31 December 2025
Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

Berisha video-mesazh për fundvitin: Në 2025 u rrëmbye vota, në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale Rilindja

31 December 2025
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada amerikane uron Vitin e Ri, zyrtarët e saj flasin për bashkëpunimin gjatë 2025

31 December 2025
Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

Petardat dhe fishekzjarret: rreziku i heshtur i fundvitit për qentë dhe macet

31 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu